Berluskoni rrëfen Monzën e tij

“Ishte diçka unike”. Kështu e përshkroi Silvio Berluskoni promovimin e Monzas së tij në Serie A ndërsa ishte duke folur në një tubim politik të Forza Italia. “Unë jam ende presidenti më i suksesshëm i futbollit në botë falë Milanit tim.

Por këtë herë, së bashku me Adriano Galianin, i cili më bindi të provoja këtë sfidë të re tre vjet më parë nga Seria C, bëmë diçka të jashtëzakonshme.

Dhuruam për herë të parë në një shesh prestigjioz si ai i Monzës, sukesein e ngjitjes në Seria A. Publiku e meriton”.

Një emocion edhe më i madh se sukseset e së shkuarës: “E dini, me Milanin fitova gjithçka, por emocioni që ndjeva në ditët e fitores në play-off, me përqafimin e të gjithë qytetit, ishte më i madh se çdo sukses i arritur me kuqezinjtë, me të cilët jam gjithmonë shumë i lidhur”.

Synimi i radhës, siç konfirmoi edhe vetë Berluskoni, është që me kalimin e kohës të rivalizohet me klubet e mëdha të ligës së lartë italiane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!