Katar 2022/ Rekord shitje biletash

Janë regjistruar 40 milionë kërkesa: 17 milionë për fazën e parë të shitjes, 23 të tjera në të dytën.

Pas fazës së dytë të procesit, figurojnë të jenë shitur 1.2 milionë bileta për kampionatin botëror në Katar, planifikuar për tu zhvilluar nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor 2022.

Këtë njoftim e bëri të ditur sekretari i përgjithshëm i Komitetit Organizativ, Hassan Al-Thawadi, në forumin ekonomik të Katarit.

Në fjalën e tij sekretari saktësoi se deri më tani janë regjistruar 40 milionë kërkesa: 17 milionë për fazën e parë të shitjes, 23 të tjera në të dytën.

Në total ka pak më shumë se 3 milionë bileta në dispozicion. Shumica, 2 milionë, janë rezervuar për shitje, ndërsa pjesa tjetër për FIFA-n dhe partnerët e saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!