U17 nisi sot përgatitjet, dy teste me Kosovën…

Kombëtarja shqiptare U-17-të e drejtuar nga Ervin Bulku ka nisur sot përgatitoret për dy sfidat miqësore ndaj bashkëmoshatarëve të Kosovës.

Ekipiështë grumbulluar në kompleksin “Tropikal” në Durrës për këto dy ndeshje që do të luhen në stadiumin e ri në Kukës, “Kukës Arena” në datat 21 dhe 23 qershor, të dyja në orën 17:30.

Bulku ka thirrur 24 futbollistë të cilët aktivizohen jo vetëm në kampionatin shqiptar, por edhe atë të huaj. 14 prej tyre luajnë në kampionatin vendas me ekipet e moshave, ndërsa pjesa tjetër janë pjesë e klubeve të huaja si Crystal Palace, Olympiakos, Zulte Waregem, Sudtirol etj.

Këto janë dy teste mjaft të vlefshme për kuqezinjtë e ekipit U-17 si dhe për stafin kuqezi të Kombëtares U-17 për të vlerësuar nga afër dhe për të spikatur elementët më të mirë që do të përfaqësojnë Shqipërinë në eliminatoret e Kampionatit Europian 2022/2023 për këtë grupmoshë, ku shorti e ka vendosur ekipin e Bulkut në Grupin 7 së bashku me Suedinë, Kroacinë dhe Uellsin.

Shqipëria U-17 ka zhvilluar disa seleksionime, grumbullime e ndeshje miqësore që nga fillimi i vitit, teksa së fundmi shkëlqeu në turneun “UEFA Develompent” që u zhvillua në vendin tonë në muajin prill, duke siguruar vendin e parë në grup me 9 pikë të plota.

Më poshtë edhe lista me 24 emrat e lojtarëve për këto dy miqësore të Kombëtares U-17 ndaj Kosovës U-17:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!