Marselo, lamtumira në …lot

Marselo dhe Real Madrid thonë lamtumirë pas 16 vitesh. Braziliani, dukshëm i prekur, i tha lamtumirë klubit blanco me një konferencë për shtyp.

Me 25 tituj të ndryshëm me galaktikët, mbrojtësi i krahut është lojtari më i suksesshëm në historinë e Realit.

Kështu Marselo Vieira da Silva Júnior përcillet si një kampion, një legjendëe e gjallë e klubit me të cilin kaloi gjysmën e “jetës”.

Në fjalën e tij 34 vjeçari mes lotëve tha:

“Ishte një aventurë e mrekullueshme. Sot largohem nga këtu si lojtari që ka fituar më shumë tituj në historinë e ekipit më të mirë në botë. I them faleminderit shokëve të skuadrës, trajnerëve dhe njerëzve që punojnë në prapaskenë.

Një falënderim i veçantë shkon për Raulin, i cili më ndihmoi shumë. Po largohem nga këtu me kokën lart. Nuk është një lamtumirë!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!