Reja prezanton Shqipërinë “2”

Humbja ndaj Izraelit 1-2 duket se i ka shastisur të gjithë shqiptarët. Ata që drejtojnë, stafet, e për më tepër tifozerinë kuqezi e cila priste një tjetër përfaqësim ndaj hebrenjëve në 10 qershor për Grupi 2 të Ligës B.

Post ndeshja u shoqërua me misterin e largimit të shumë titullarëve ndërsa nga Reja u përpilua me shpejtësi një listë e re për testin e nesërm me Estoninë.

Ndërkaq sot sipas Departamentit të Komunikimit në FSHF, në një njoftim të ri shpjegohet se trajneri Edi Reja i shoqëruar nga kapiteni kuqezi do të dalë në konferencën e zakonshme për shtyp jo në Tropikal Resort (Durrës 14:00) por në ‘Air Albania Stadium’ me fillim orën 16:45.

Sakaq, Shqipëria e mundëshme ndaj Estonisë sipas ‘Sportiim.al’ me skemën e Rejës 3-5-2:

Selmani; Hysaj, Veseli, Hoxhallari, Mihaj, Lenjani; Abrashi, Çokaj, Çekiçi, Broja, Uzuni.

Lista e plotë e Shqipërisë për ndeshjen miqësore me Estoninë të hënën (13 qershor 18:00) në Arenën Kombëtare në Tiranë./Sportiim.al/

  1. Elhan Kastrati
  2. Gentian Selmani
  3. Simon Simoni
  4. Frederic Veseli
  5. Elseid Hysaj
  6. Enea Mihaj
  7. Erjon Hoxhallari
  8. Kevin Haveri
  9. Amir Abrashi
  10. Ylber Ramadani
  11. Taulant Seferi
  12. Myrto Uzuni
  13. Giacomo Vrioni
  14. Armando Broja
  15. Enis Çokaj
  16. Jon Mersinaj
  17. Arbnor Muçolli
  18. Endri Çekiçi
  19. Ermir Lenjani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!