‘Finalissima’ fitohet nga Argjentina

Itali- Argjentinë 0-3

Itali- Argjentinë e pagëzuar si CONMEBOL/UEFA Finalissima e luajtur në Wembley të Londrës u “shua” që në pjesën e parë. Skuadra e Lionel Skalonit dhe e Mesit e Di Marias në fushë, mposhtën në të gjitha drejtimet Italinë e Roberto Mançinit.

Fillimisht Lautaro Martinez në të 28 dhe më pas Di Maria në 45+1 realizuan golat e suksesit të amerikano jugorëve të cilët shënuan sot 32 takime radhazi pa humbje. Në të dytën Paolo Dibala në të 94′ realizoi dhe të tretin.

Kësisoji, Argjentina i shton vetes trofeun presitgjioz dhe dërgon mesazhe të qarta para Botërorit se është aty për të mundur këdo. Italia mbetet në gjumë ndërsa largimi i disa futbollistëve por dhe rënja psikologjike (mbeti jashtë Botërorit) ndikuan jo pak në zhgënjimin e radhës.

Sakaq mbyllja e karrierës me Italinë e Kielinit ishte risia e bukur e mbrëmjes për axurrët. Kundër Argjentinës ishte prezenca numër 117 me kombëtaren kur kapiteni blu dha dhe lamtumirën. Presidenti i FIGC Gravina i dhuroi para startit një trofe të personalizuar ish mbrojtësit legjendar. /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!