Klop sulmon: Nations League turne qesharak

Juregn Klop e thotë më zë të lartë. Gjermani i stolit të Liverpulit thjesht nuk e pëlqen Ligën e Kombeve dhe nuk e fsheh kurrë zhgënjimin e tij për këtë kompeticion.

Kuptueshëm një trajner klubi e sidomos në Premier League si në rastin e Klop dëshiron ti ketë futbollistët në dispozicion por impenjimet me Kombëtaret krijon ndonjëherë situata të veshtira te menaxherët e skuadrave të mëdha.

“Liga e Kombeve është një nga idetë më qesharake në botën e futbollit. Lojtarët, pas 70 ndeshjeve të sezonit, detyrohen të luajnë ndeshjet e Ligës së Kombeve – deklaron gjermani .

“Katër, pesë, gjashtë ndeshje me Kombëtaret… Do të preferoja që UEFA të merrte më shumë para nga finalja e Champions League dhe të hiqte qafe këtë kompeticion”, shton tekniku i The Reds.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!