Finalja/ Roma- Fejnord i besohet gjyqtarit rumun…

Rumuni Istvan Kovaç do të drejtojë finalen e Conference League e cila do të zhvillohet në 25 maj në Tiranë. Bashkatdhetarët e tij Florin Marinesku dhe Mihai-Ovidiu Artene do të jenë asistentë.

Zyrtari i katërt do të jetë zvicerani Sandro Sharer ndërsa në VAR, do të jetë gjermani Marko Fritz i ndihmuar nga Kristian Dingert dhe Bastian Dankert.

Arbitri ndërkombëtar që nga viti 2010, 37 vjeçari i lindur në Karei, do të drejtojë finalen e tij të parë në një kompeticion klubesh të UEFA-s. Këtë sezon, Kovaç ka arbitruar dhjetë ndeshje duke përfshirë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve midis Mançester Sitit dhe Real Madrid.

Në Ligën e Konferencës këtë sezon ai ka arbitruar pikërisht njërën nga finalistet e Tiranës, Romën, në 25 nëntorin e kaluar në ndeshjen kundër Zoria Luhansk./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!