Kaljari shkarkon trajnerin Maxarri

Te sardët e Kaljarit nuk durojnë më gjatë. Tri pikë mbi zonën e kuqe në Seria A, e kanë detyruar klubin e Kaljarit të shkarkojë para kohe trajnerin e njohur Valter Maxarri.

Ai u emërua 15 shtatorin e kaluar duke zëvëndësuar Sempliçin por edhe pse e kishte kontratën deri në 2024, nga sot ai nuk do të jetë më në ishull.

Humbja (e shtata në tetë ndeshjet e fundit) në shtëpi kundër Veronës çoi në një përmbysje në pankinën e Kaljarit.

Presidenti Xhulini ka zgjedhur të promovojë Alesandro Agostinin trajnerin e të rinjëve për misionin e shpëtimit. Ende në kontratë, opsioni Sempliçi është hedhur poshtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!