‘Luzi 2008’ shkruan historinë, ngjitet në Kategori të Parë

Suksesi i madh për një qytezë. Meritë e jashtezakonshme e vëllzërve Lusha dhe presidentit te ekipit Albert Lusha.
‘Luzi 2008’ pas barazimit 0-0 me Veleçikun në Koplik, mbylli me pikë të barabarta me Orikun (53), por falë golavarazhit më të mirë, +4 gola, bëri që në fund të festonte Luzi. Ndeshjet mes tyre në barazpeshë.
Pas ndeshjeve të javës së fundit, kampionati i Kategorisë së Dytë dha këto verdikte: Luzi në grupin A dhe Flamurtari në grupin B ngjiten direkt në Kategorinë e Parë, si kryesues të grupeve A dhe B.
Ndërsa Internacionali dhe Klosi në grupin A dhe Këlcyra e Përmeti në grupin B janë rrëzuar automatikisht në Kategorinë e Tretë.
Arritje historike për Luzin 2008, që për herë të parë do të garojë në Kategorinë e Parë.