Dinamo në prag rrëzimi, Kastrioti parakalon Teutën
Abissnet Superiore: Dinamo-Kastrioti 0-1 (A. Selmani 69′)
Ndeshja e fundit e javës së 28-të Abissnet Superiore luajtur sot në Elbasan mes Dinamos dhe Kastriotit vendos ndjeshëm në konfigurimin përfundimtar të dy skuadrave që bien një kategori më poshtë.
Dinamo pas Egnatias thyhet edhe nga Kastrioti, ndërsa tani vetëm matematika e mban ende ne Superiore. Një skuadër në krizë institucionale prej javësh, reflektohet bindshëm edhe në fushë.
Vanoli sikundër ishët e stolit blu Shkëmbi e Devolli, nuk arrin të nxjerrë pike. Kastrioti me një gol të shënuar nga Adolf Selmani në daljen e parë serioze përpara, arrin të marrë tri pikë duke u ngjitur në vendin e 6-të e parakaluar Teutën.
Nuk dihet nëse krutanët me Çelën në stol në 8 javë të mbetura do tentojnë vendin e 4-ët. Mbase europa tani është më pranë se zbritja një kategori më poshtë./Sportiim.al/
Klasifikimi pas javës së 28-të: