Pedri magjistari i ri i Barçës, Interi mund Juven

Një supergol i Pedrit në duelin e mbrëmjes në La Liga në Barcelona- Sevilja (1-0), ka bërë që i gjithë publiku në Camp Nou të duartokasë gjatë 19 vjeçarin e shkollës katalanase.

Magjia e mesfushorit sulmues të kujton mesin e ditëve të arta në Barcelonë ndërsa në pak metra eviton disa futbolistë dhe godet në këndin e poshtëm të kuadratit të Seviljes.

Seria A Inter mund Juven në transfertë 0-1 dhe hap llogaritë e titullit. Edhe Napoli merr një fitore të madhe ndaj Atalantës në Bergamo 1-3 dhe kap Milanin në krye.

Fiton PSG me Nejmar (2), Mbape (2) e Mesi që shkojnë në gol (5-1) ndaj Lorient në League 1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!