Kupa/ Partizani dhe Vllaznia, bileta e finales në 13 prill

Gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë në ‘Elbasan Arena’:

E vajtjes: Partizani- Vllaznia 0-0

Në ‘Elbasan Arena’ të Elbasanit, Partizani i Tiranës, priti Vllazninë e Shkodres në ndeshjen e parë të turit gjysmëfinal të edicionit të 70-të të Kupës së Shqipërisë.

Të dyja skuadrat e mëdha të futbollit shqiptar e nisën me strategji të qartë duelin e parë mes tyre. Askush nuk duhet të humbasë…

Të kuqtë e Dritan Mehmetit u panë më kërkues gjatë fraksionit të parë ndërsa në minutat e para dhe në mbyllje të këtij fraksioni iu afruan disa herë kuadratit të Zogoviç por pa mundur të shënojnë.

Vllaznia ndonëse pritej të ishte më aktive, korigjoi në pjesën e dytë ndërsa zotëroi mesfushën dhe arriti të shënojë një gol me Ante Aralicën në të 93-tën. Gjithëçka bëhët “nul” kur VAR fton gjyqtarin Ferhataj te monitori në skaj të fushës.

Ndërkohë Partizani goditi shtyllën me Skukën në të 85′ por pa mundur të arrijë te goli. Bileta e finales për këto dy ekipe shtyhet për në 13 prill kur në ‘Loro Boriçi’ do të zhvillohet sfida e kthimit. Gjysmëfinalja tjetër Teuta- Laçi (1-2) u luajt dje/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!