Eriksen rikthehet në ‘Parkën’ si…kapiten

Pasi theu tabunë për t’u rikthyer në kombëtaren e Danimarkës teksa vuajti një arrest kardiak ndodhur në ‘Euro 2020’, Kristian Eriksen do të jetë kapiteni i përfaqësuesës në miqësoren kundër Serbisë të martën.

Intriguese pasi kjo sfidë do të luhet në stadiumin Parken aty ku dhe desh humbi jetën në duelin me Finlandën. Ndërkaq shiriti vjen pasi Kasper Shmajkell nuk është në fushë dhe Simon Kjaer i dëmtuar.

Ishte pikërisht Kjaer që i sugjeroi menaxherit të Danimarkës Kasper Hjulmand t’ia dorëzonte shiritin Eriksenit. Ndërkaq Eriksen shënoi një gol në ndeshjen e tij të parë për Danimarkën të shtunën pasi hyri si zëvendësues në testin me holandezët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!