I shënoi Spanjës, Granada përgëzon Uzunin

Ishte një gol për zemra të forta. Shqipëria në testin me Spanjën e historisë botërore në futboll, 5 minuta nga fundi, i shënon me një “spanjoll” si Myrto Uzuni. Festa e lojtarit por gjithë shqiptarëve legjitime…

Ai gol (kryevepër për nga ekzekutimi) i Dani Olmos mes dilemave për pozicion jashtë loje e uli disi festën e kuqezinjëve (2-1 final) por Uzuni në aspektin personal, u bë lojtari i tretë që i shënën një gol Furive të Kuqe.

Ndërkaq nuk ka munguar reagimi i klubit të Granadës për lojtarin e saj. Në një postim në Twitter, klubi i La Liga-as referuar golit të Uzunit ka shkruar: “Urime për lojën e zhvilluar Myrto”/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!