FIFA dhe UEFA vjen vendimi, Rusia jashtë

UEFA mbyll zyrtarisht parteneritetin me “Gazprom”në të gjitha kompeticionit si sponsor të saj.
Pas vendimeve fillestare të marra nga Këshilli i FIFA-s dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, i cili parashikon miratimin e masave shtesë, FIFA dhe UEFA kanë vendosur sot bashkërisht që të gjitha skuadrat ruse, qofshin ato kombëtare apo klube, do të pezullohen nga pjesëmarrja. FIFA dhe UEFA masat deri në njoftimin e mëtejshëm.
Këto vendime janë miratuar sot nga Byroja e Këshillit të FIFA-s dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, përkatësisht organet më të larta vendimmarrëse të të dy institucioneve për çështje të tilla urgjente.
Futbolli është plotësisht i bashkuar këtu dhe në solidaritet të plotë me të gjithë ata që janë prekur në Ukrainë. Të dy presidentët shpresojnë se situata në Ukrainë do të përmirësohet ndjeshëm dhe shpejt, në mënyrë që futbolli të jetë sërish një vektor i unitetit dhe paqes mes popujve.
Ndërkaq po sot, UEFA ka vendosur të mbyllë partneritetin me “Gazprom” në të gjithë aktivitetet. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe përfshin të gjithë marrëveshjet ekzistuese, përfshirë Ligën e Kampioneve, kompeticionet e ekipeve kombëtare dhe EURO 2024”, shkruan UEFA. /Sportiim.al/