Shorti i Europa League, Atalanta gjën Leverkusen

Në Nion të Zvicrës u hodh sot shorti i 1/8-ve për Europa League. Edhe në këtë fazë ekipet nga i njëjti kampionat nuk përballen me njëri tjetrin.

Ishte ekipi skocez i Rejnxhers ai që ka mësuar i pari rivalin në këtë fazë. Ai do të ndeshet me serbët e Crvena Zvezda. Braga më pas mësoi se do të ketë përballë francezët e Monakos.

Pason Porto- Lyon, një duel mjaft i fortë. Atalanta e Berat Gjimshitit u gogëlua me gjermanët e Leverkusen. Sevilja-Uest Hem dhe Barcelona- Gallatasaraji çiftet e radhës.

Ndërkaq Betis- Eintraht dhe Lajpcig-Spartak Moskë dy duelet e fundit në short. Ndeshjet e vajtes zhvillohen më 10 mars, ndërsa të kthimit një javë më pas./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!