Mbape rrëzon fortesën Kurtua në shtesë

Në ndeshjen e parë për 1/8-at e Ligës së Kampionëve, PSG mundi 1-0 Real Madridin, falë golit në minutën e 94-të të lojtarit që prej dy vitesh e kërkon me aq ngulm,-Mbape.
Ndeshja poshtë kullës Eifel në Paris pa një skuadër vendase mjat të motivuar dhe një rival me aq eksperiencë si Rali që u mbajt në këmbë vetëm nga forma e shkëlqyer e portierit Kurtua.
Portieri belg, pas dy super pritjeve ndaj Mbapes, arrin një kryevepër duke pritur edhe penalltinë e Mesit në minutën e 62-të, por nuk mund të bënte asgjë në sulmin e fundit teksa Mbape realizoi golin e vetëm në ktë takim të vajtjes. E kthimit më 9 mars në Madrid.
Ndërkaq Siti e kthen në shëtitore takimin e parë ndaj Sportingut në Lisbonë “Qytetarët” realizuan 4 gola në pjesën e parë dhe një të 5-të në fraksionin e dytë me Sterling.
Ndeshjet sot:
PSG- Real 1-0
Sporting- Mançester Siti 0-5 /Sportiim.al/