Egjipti në finale të Kupës së Afrikës

Edicioni i 33-të i Kupës së Kombëve të Afrikës, Sadio Mane ndaj Mohamed Salah të dielën më 6 shkurt ora 20:00

Gjysmëfinale Kupa e Afrikës: Kamerun-Egjipt 0-0 (1-3 penallti)

Mohamed Abou Kabaski, portieri i Egjiptit, priti dy penallti. Skuadra e Kuerios në finale.

Ka një tjetër Mohamed “Sahal” te Egjipti. Ai është portieri i Zalamek në kampionatin egjiptian Mohamed Abou Kabaski që bëhët ‘Faraoni’ i mbrëmjes në Kamerun.

33 vjeçari pasi shpëtoi Egjiptin në dy tre mundësi fatale gjatë lojës evitoi dy penallti dhe hipnotizoi një të tretë te ruleta e goditjeve të penalltive.

Një gjysmëfinale e mbarsur me presion e tension. Madje edhe trajneri i Egjiptit, portugezi Karlos Kuerios u pa mjaft i çartur në pjesën e dytë duke protestuar te gjyqtari nga Gambia. U ndëshkua me karton të kuq.

Gjithësesi, Salah me shokë, shkojnë në finalen e 6 shkurtit teksa përballja do të jetë Senegal- Egjipt/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!