Ekskluzive/ Lëngimi sportiv i një ‘qyteze’
Speciale nga: Haxhi Balliu
Prej gati tre-katër sezonesh, futbolli në qytetin minator të Prrenjasit, me një moshë 64 vjecare, është “shuar”.
Dikur thuhej se “Futbolli është sporti më i përhapur në qytetin e Prrenjasit”.
Në se do ti hedhim një sy historikut të futbollit të këtij qyteti, me emrin e veçantë ‘Domosdova’ ,do të njihemi me emra të njohur në futbollin prrenjsak sic janë : Enver Caushi , Haki Duka, Clirim Topi, Stefi Janaqi,Loli Janaqi,Skender Duka,Bujar Bashllari, Besnik Karriqi, Ismail Dervishi, Arjan Hysenllari, Kujtim Nezha, Luli Rira, Romeo Vila,Maksim Bardhoshi,Agron Fesku,Bardhi Cenolli, e shumë tjerë.
Por tre-katër vjet më parë ,shtypi sportiv i kohës do të shkruante shprehimisht kështu :
“Këtë javë që vjen fillon Kategoria e Dytë e kampionatit shqiptar në futboll dhe për herë të parë do të mungojë Domosdova, për arsye që dhe vetë ne nuk i dimë! Ndaj dhe klubi tani që përfaqësohet nga vetë lojtarët dhe tifozët e saj kemi vendosur të reagojmë dhe pse më vonesë dhe për këtë gjë ju kërkojmë ndjesë se i kemi rënë në qafë këtij qyteti dhe zonave përreth por deri “dje”, na ishte premtuar që ekipi do të jetë pjesë e Kategorisë së Dytë dhe dita- ditës prisnim një njoftim për nisjen e stërvitjes dhe per grumbullimin e ekipit.Por,asnjë nga këto nuk ndodhi! Para disa ditësh lexuam një njoftim në gazetë nga “kryetarja e Bashkisë”, ku thoshte që ekipi është shkrirë për arsye se mungonin fondet dhe se anetarët e majtë në Këshillin e Bashkisë, nuk i miratonin fondin?! Sepse Bashkia prishi fushën e vjetër,me idenë se do të ndërtohej një fushë e re !
Qytetit të Prrenjasit iu hoq e vetmja krenari që kishte,të vetmin argëtim që të ofronte ! Ish-futbollistët e moshuar të këtij qyteti,thonë se për atë ekip është derdhur “gjak” në fushë
Në Maj 2018, shtypi sportiv i kohës… :
“Një premtim i mbajtur !
Më në fund edhe Prrenjasi do të ketë impiantin e tij sportiv. Një impiant në shërbim të sportit dhe të sportistëve të qytetit tonë!
Puna e palodhur e Bashkisë u kurorëzua me miratimin e Projektit të Stadiumit, Prrenjas nga MASR të cilat në bashkëfinancim do të realizojnë ndërtimin e një stadiumi bashkëkohor në shërbimin tonë!
As më pak e as më shumë, por plot 1 miliardë lekë ishte vlera që Qeveria, FSHF dhe Bashkia e Përrenjasit, kanë programuar për ndërtimin e stadiumit të ri në këtë Bashki ».
Sepse, Përrenjasi nuk ka një fushë futbolli për shkak se fusha e sportit u prish për të ndërtuar qendrën e qytetit.
Ish -Kryetarja e Bashkisë, Miranda Rira, e shihte ndërtimin e këtij impianti sportiv si një zhvillim tejet të rëndësishëm në disa aspekte.
“Kemi arritur të sigurojmë në bashkëpunim financimin e një impianti të ri sportiv në qytetin tonë që i afrohet shifrës 1 miliard lekë. Një shumë jo e vogël, një investim jo dosido që jo çdo bashki e vogël si kjo e jona mund ta përfitojë. Ishte bashkëpunimi dhe dashamirësia e qeverisë shqiptare, e cila ka pjesën e saj, po ashtu Federata Shqiptare e futbollit me në krye z. Duka që e falënderoj për bashkëpunimin, i cili ka dhënë OK e tij për tapetin e fushës dhe impiantin e vaditjes.
Dhe ne si Bashki kemi bërë detyrën tonë, duke u bërë pjesë e investimit me një fond jo të vogël. Lajmi i mirë është që ekipi i futbollit të qytetit tonë do ketë një shtëpi të sajën për të zhvilluar ndeshjet dhe nuk do ndihet më i braktisur në këtë drejtim.
Punimet do të fillojnë shumë shpejt dhe po shumë shpejt do përfundojnë. Mendohet që puna të nisë në qershor dhe në pranverën e vitit tjetër të ketë përfunduar”, tha ajo,tre vite më pare .
Sipas burimeve zyrtare nga Bashkia Prrenjas, mesohet se « Në datë 23 janar 2019 u zhvillua procedura e prokurimit e hapur për ndërtimin e fushës së re të sportit me fond limit 82, 544, 578 lekë, ku sipas kryetarit te Bashkisë, Nuredin Belba, ka pasur shkelje,
Por ish-kryetarja e Bashkisë, Miranda Rira ka reaguar në një postim në rrjetet sociale duke i cilësuar akuzat dhe padinë si politike. Sipas saj, vendimi i gjykatës administrative i dha të drejtë Bashkisë për ndërtimin e fushës së sportit. “Ky vendim gjykate hedh poshtë gjithë gjuetinë e shtrigave që ju keni bërë e që vazhdoni të bëni ndaj meje“, shprehet Rira.
Kryetarja e Bashkisë, Miranda Rira, e sheh ndërtimin e këtij impianti si një zhvillim tejet të rëndësishëm në disa aspekte.
“Kemi arritur të sigurojmë në bashkëpunim financimin e një impianti të ri sportiv në qytetin tonë që i afrohet shifrës 1 miliard lekë. Një shumë jo e vogël, një investim jo dosido që jo çdo bashki e vogël si kjo e jona mund ta përfitojë. Ishte bashkëpunimi dhe dashamirësia e qeverisë shqiptare, e cila ka pjesën e saj, po ashtu Federata Shqiptare e futbollit me në krye z. Duka që e falënderoj për bashkëpunimin, i cili ka dhënë OK e tij për tapetin e fushës dhe impiantin e vaditjes.
Dhe ne si bashki kemi bërë detyrën tonë, duke u bërë pjesë e investimit me një fond jo të vogël. Lajmi i mirë është që ekipi i futbollit të qytetit tonë do ketë një shtëpi të sajën për të zhvilluar ndeshjet dhe nuk do ndihet më i braktisur në këtë drejtim.
Shkurt 2017
Në një deklaratë të Bashkisë së këtij qyteti theksohej se :
“Fusha aktuale që ne me fonde modeste rikonstruktuam këto muaj është provizore për qytetin tonë. Plani i ri urbanistik e ndryshon qytetin tonë rrënjësisht dhe fusha aktuale ku ju do të luani për disa kohë, nuk do të jetë më një fushë sportive.
Këtu do të ndërtohet një shesh me hapësira publike dhe zyra për administratën. Pikërisht në këtë fushë do të ndërtohet edhe bashkia e re, ndërsa stadiumin do ta ndërtojmë diku në periferi të qytetit. Do të ndërtojmë një stadium në kuptimin e plotë të fjalës. Një stadium i vogël, por bashkëkohor dhe me të gjitha kushtet”.
Eduart Mala, një banor i qytetit të Prrenjasit e quan këtë nje turp për Prrenjasin, kur në qytete të tjera përpiqen të ngrejnë akademi futbolli,kurse këtu po shuhet ky lloj sporti.
Dhe ai kujton sezonin 2012-2013 ,kur ekipi i qytetit të tyre ndeshej me Partizanin.
Haki Duka,sot është 65 vjeç dhe ka qenë një nga ish futbollistët e ekipit të këtij qyteti, rreth 45-50 vite më parë.
Së bashku me të birin, Erjonin edhe ky ish futbollist i brezit të fundit,mësues i edukimit fizik,punojnë për ngritjen e ekipeve të moshave në Prrenjas,duke ngritur ekipet U-7, U-9,U-13 dhe U-19.
Futbollin në Prrenjas po mundohemi ta mbajmë gjallë,-thotë 65 vjecari,Duka, i cili së bashku me të vëllain Kastriotin,kanë qenë ish futbollistë në vite tek Domosdova.
Dhe sot ai ,me të birin ,Erjonin punojnë me ekipet e moshave.
“Në seleksionimet e Kombëtares në Elbasan për grupmoshat U13, morëm pjesë me 6 djem të talentuar”,-thotë Erjoni. “E ardhmja e ekipit Domosdova, është e sigurtë me Alvi Gaxha, Leandro Bogdani, Armelio Karriqi, Erandi Belba, Ajni Rira, Ejup Coka,etj. Këta djem jo vetëm që treguan vlera sportive shumë të mira, por arritën të shënojnë gola dhe të marrin urime dhe fjalë shumë motivuese nga trajnerët Sulejman Mema e Ardit Behari.
Nuk ka gjë më të bukur se të edukosh një brez fëmijësh të talentuar dhe me një dëshirë të madhe për futbollin. I përgëzoj cunat e U-7;U-9 dhe U-13 për lojërat e bukura që na dhurojnë”, mbyll trajneri i moshave..