Kupa/ Memelli: Ndaj Teutës për fitore

Memelli pasi reflektoi në kohë, dhe u qartësua në ide, disa prej tyre i zbadhi edhe para mediave sportive. Para duelit të Kupës me Teutën në program nesër, tekniku tha:

Memelli:

Rikonfirmimi “Pse kush ka dhënë dorëheqjen? Njeriu duhet të reflektojë me veten kam thënë unë. Nuk kam dhënë dorëheqjen. Duhet të reflektojmë me veten. Kur e them këtë kam parasysh një mori rastesh të humbura përpara porte.Dështimin në asnjë moment nuk ia kam faturuar lojtarëve. Si asnjë skuadër tjetër në Superiore, kur krijon kaq shumë raste para porte, padiskutim që quhet fatale, apo dështim kur nuk i finalizon ato raste.Përpos kësaj vjen edhe mërzitja. Ne trajnerët e shikojmë atë pjesë që mungoi tek vetja se si duhet t’i përmirësojmë gjërat edhe kaq.

Merkato? “Dajan Shehi është një afrim cilësor. Në mungesë të Vitijës që do t’i duhen edhe 4-5 javë të tjera për të qenë pjesë e skuadrës. Moraesh ishte jashtë për arsye dëmtimi, morëm lajmin e mirë që nuk do të mungojë gjatë.Presim edhe Vrapin pak më vonë. Kemi plotësimin e skuadrës në të gjitha repartet.

Me shumë mundësi mund të vijë dhe një lojtar tjetër në këtë afat të fundit. Pastaj çdo gjë do të jetë në dorën tonë, për pjesën se si do ta përmirësojmë punën. Nuk e kemi vendosur akoma, afrimi i radhës mund të jetë sulmues, ose mesfushor me tipare ofensive, po e shikojmë këtë pjesë me kujdes, nuk duhet të bëjmë gabime.

Kupa? “Nesër ndaj Teutës do të futemi në fushë për të bërë një ndeshje të mirë, për ta fituar ata. Për të reflektuar tek pjesa që rastet të mos i shpërdorojmë më.Edhe pse këto 2 ditë kushtet atmosferike nuk na kanë dhënë shumë kohë dhe hapësirë për të punuar. Atmosfera dhe harmonia në skuadër është ajo që ka qenë që nga dita e parë që unë kam ardhur te Skënderbeu.”

Mungesat? “Mungesa janë Moraesh edhe Vitija. Këtë të fundit e kemi plotësuar me Dajan Shehin. Për të është ndeshja e parë nesër, do t’i duhet kohë për t’u përshtatur. Moraesh na ka prishur ekuilibrat në lojë. Vrapi është jashtë për 2-3 javë kthehen”, ndër të tjera tekniku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!