Kumbulla star te Roma, në çerekfinale gjën Interin

Kumbulla në ditë të arta, në fushë për një pjesë loje te Leçe edhe Dermaku

Roma mundi 3-1 Leçen dhe kaloi në çerekfinale të Kupës së Italisë, ku do të takohet me Interin. Në Olimpico mysafirët nisin furishëm, duke kaluar në avantazh në minutën e 13-të me një goditje me kokë të Kalabresit.

Në 40′-ën, në skenë ngjitet mbrojësi shqiptar Marash Kumbulla teksa barazoi me kokë. Në fillim të pjesës së dytë Abraham u kujdes për të përfunduar kualifikimin (54′).

Pak minuta më vonë Leçe mbeti në dhjetë futbollistë. Ndërkaq, Shomurodov mbylli llogaritë duke shënuar golin e tretë për ekipin e Zhoze Murinjos në të 81-ën.

Për 1/4, 9 shkurt 2022
Atalanta-Fiorentina
Milan-Lazio
Juventus-Sasuolo
Roma-Inter /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!