Brdariç: Me besim për tri pikë

Vllaznia e plotë ndaj Tiranës në klasike, pritet dyndje tifozësh nga Shkodra

Në vigjilje të sfides me Tiranën të shtunën në 19:45 në ‘Air Albania Stadium’, Vllaznia është plotësisht gati. Për të patur më shumë qetësi e kushte optimale përpara klasikes numër 189-të shkodranët e Brdariç së fundi janë përagtitur në Durrës.

Sot tekniku gjerman ka folur për mediat e pranishme sportive duke evidentuar faktin se skuadra lipset të luajë me besim te fitorja.

Brdariç:

Ajo çfarë ju kam kërkuar futbollistëve të mi është thjetë të luajnë me vetëbesim se mund t’ja dalim të marrim atë që duam.

Nëse e bëjmë këtë gjë, kam bindjen se do mbrrijmë te suksesi. E dimë se cfarë rëndësie ka kjo përballje. Për të dyja skuadrat dhe vetë tifozeritë. Ndaj do të përpiqemi ti kënaqim të gjithë.

Në lojë janë të tri pikë shumë të rëndësishme. Do të japim maksimumin tonë në fushë. Kampionati është i gjatë por ne duhet të fokusohemi fort te sfida me Tiranën”, ndër të tjera trajneri i Vllaznisë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!