Tirana bind ndaj Bylis

sportiim2

Miqësore: Tirana-Bylis 4-2

Në ‘Skënder Halili’ sot në 14:00, Tirana e Orges Shehit, tregohet mjaft e vendosur për të kthyer në favorin e saj miqësoren me kryesusit e Kategorisë së Parë, Bylis.

Epërsia e bardhebulve ishte e dukshme dhe skuadra u përgjigj mjaft mirë duke shënuar 4 gola njëri pas tjetrit me Danso, Gjumsi, Seferi e Beshiraj. Në pjesën e dytë nisën ndrrimet e shumta…

Bylisi ia doli të shënonte dy herë me anë të Spahiut dhe Shkrelit, për të reduktuar shifrat në rezultatin përfundimtar 4-2.

Postimi i Tiranës:

“U luajt ditën e sotme në orën 14:00, në ambientet e kompleksit sportiv “Skënder Halili” një ndeshje miqësore mes KF Tirana-KF Bylis. Takimi u mbyll në rezultatin 4-2. Për bardheblutë shënuan: Danso, Gjumsi, Seferi e Beshiraj”,shkruan klubi në Facebook.

?>