“Reshit Rusi” me pamje të re

Federata SHqiptare e Futbollit në rrugëtimin e saj për përmirësim të dukshëm infrastruktoror në mbarë vendin, ka publikuar në rrjete përfundimin e investimit të kryer së fundi në ‘Reshit Rusi’ në Shkodër.

Qeveria e futbollit në vend, njofton se për pak ditë terreni në fjalë do të jetë në dispozicion të Vllaznisë, si dhe bën me dije se është përmirësuar fusha duke vendosur tapet të ri.

Njoftimi:
“Federata Shqiptare e Futbollit është duke përmbyllur investimin e radhës infrastrukturor. Stadiumi “Reshit Rusi” në Shkodër i është nënshtruar rikonstruksionit, që përfshin vendosjen e një tapeti të ri dhe përmirësimin e nënshtresave të fushës, duke mundësuar një fushë shumë cilësore që brenda pak ditësh do të jetë në dispozicion të klubit Vllaznia“, shkruan FSHF.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!