Legjenda në histori…

Ish-futbollisti Hasan Cani, shtylla e skuadrës Sopoti, futbollisti dhe trajneri modest që mbi 30 vite kontribuoi për futbollin librazhdas .

Nga : Haxhi Balliu

Ndodh që për një njeri, më shumë se fjalët e tij vlejnë faktet, pohimet e ish kolegëve, tifozëve, njerëzve të këtij sporti. Që në fillim të bisedës me të, bindesh menjëherë se Hasan Cani është modest kur shprehet se: “askush nuk mund të flasë për veten e tij. Janë tifozët, kolegët, specialistët ata që vlerësojnë lojën, kontributin për çdo futbollist”.

Karriera brilante e Hasan Canit, nis në fillim të viteve ’50, kohë kur ai luante fillimisht me klasat sportive dhe më pas me skuadrën “Librazhdi”, ”Pishkashi” e më pas “Sopoti” të Librazhdit. Bashkëkohësit e tij thonë se ai spikati me lojën e tij, talentin në përdorimin e topit, sulmet e veçanta që kur ishte 17 vjeç, kohë kur veshi bluzën e ekipit të të rriturve.

Duke iu referuar kontributit të dhënë ai shton se ka luajtur me gjithë shpirt dhe dinjitet, duke përfaqësuar skuadrën me të cilën ka luajtur. “U jam borxhli përjetë tifozëve librazhdas , sepse vazhdimisht më kanë mbështetur, më kanë dhënë kurajo, forcë dhe respekt”-shton ylli i futbollit librazhdas.

Stadiumi  mbushej  plot me tifozë. Mijëra njerëz me kulturë e qytetari ndiqnin ndeshjet e futbollit. Nuk ndodhnin kurrë ato gjëra që dëgjojmë aktualisht, askush nuk fyente e godiste gjyqtarët, trajnerët, futbollistët apo tifozët. Nuk bëhej fjalë thyerje rregullash të futbollit siç dëgjojmë e shohim rëndom tani. Luhej futboll burrëror, me ndjenjë, me energji, me sakrifica. Stadiumi i Librazhdit, kur vinin këto ekipe me emër ishte në festë. Mijëra tifozë të ardhur nga të gjitha zonat e rrethit e tejmbushnin atë. Kam nostalgji për ato vite dhe dyshoj se nuk do të kthehen më.

Hasan Cani  njihet si sportist shumë modest, ai kurrë nuk ka hezituar të këshilloj, mësoj dhe stërvit ata që ia kanë kërkuar, ndërkohë që ka nxjerr shumë gjenerata të futbollistëve, ai gëzon një respekt posaçërisht në botën e sportistëve në qytetin buzë Shkumbinit.

Cani mbetet njëri ndër sportistët më kontribues në qytetin e Librazhdit me një bagazh të gjatë të ushtrimit të sportit, qoftë si futbollist, trajner, punëtor sportiv edhe një familjar.

Mbi 30 vite ia kushtoi qytetit të tij dhe sportit më të popullarizuar futbollit. Njerëz si Cani duhet të nderohen edhe nga institucionet qendrore e lokale të sportit, pasi ata janë motivues dhe shembull të shumë gjeneratave, së bashku me futbollistët e njohur librazhdas të asaj kohe si, Shosholli, Ademi, Prekazi, Seferi, Çubreli, Rrahmani, Rama e shumë emrave tjerë, që ishin sinonim i sportit dhe futbollit të Mitrovicës dhe Kosovës.

“Nostalgji për atë që ka dhënë për futbollin librazhdas. Është një nga lojtarët më brilant dhe më modest. Cani nuk ishte një nga protagonistët që donte të dilte në media.  Ka qenë super mbrojtës për skuadrën tonë.”

Hasan Cani nuk ishte vetëm një futbollist. Ai kujtohet me respekt edhe si një mësues dhe trajner i respektuar.

-Shmallem kur shoh profesor Hasanin e profesor Tomin, (fjala është për Tomi Tomorrin) të dy njerëz dhe profesionistë shumë të mirë,-thotë një sportdashës librazhdas.Jo vetëm për mua ,por për të gjithë librazhdasit e vjetër të qytetit tim të zemrës, kur i takojnë, mbushen me frymë,pasi ata kanë qenë “ajka” e Librazhdit si në profesionin e mësuesit ku mësuan dhe edukuan shumë breza në shkollat ku punuan por më kryesorja ishin talente në futboll duke mbajtur gjallë talentin në futboll.

Për një dekadë, nga viti 1965-1975, së bashku me Leonard Tolin, Sami Mucën, Fisnik Hasekiun etj, Hasan Cani ishte një nga figurat më të spikatura të arsimit, kulturës e sportit në qytetin e Librazhdit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!