Xhokoviç nuk pranohet në tokën e ‘kangurëve’
Tensiti një ditë më parë në rrjete: “Do të shoh përpara për të marrë pjesë në turneun e Australian Open. falë një leje mjekësore”.
Ndryshon me 360 gradë situata e kampionit të botës në tenis Novak Xhokoviç. Serbi kishte njoftuar se do të merrte pjesë në Australian Open por sot atij i është refuzuar gara në Australi.
34 vjeçari mbërriti në aeroportin Tullamarine në Melburn, Australi, në orën 23:30 me orën lokale më 5 janar dhe u dërgua në një dhomë ku u mor në pyetje nga autoritetet kufitare. Forca Kufitare australiane kontaktoi autoritetet e shtetit të Viktorias, të cilët pavarësisht lejes mjekësore i mohuan hyrjen.
Por tani, me situatën e ndërlikuar, kampioni serb mund të përfundojë në izolim pse jo dhe në heqje lirie. “Herald Sun”, shkruan se Xhokoviç në tokën ‘kangure’ është në telashe./Sportiim.al/