Teuta afron Kurtin, seanca në Durrës

Durrsakët u stervitën në aneksin e stadiumit, ikin dy nga Korabi vjen Kurti.

Klubi i futbollit Teuta njoftoi sot se ka shkëputur marrëveshjen me futbollistët Igli Moqi dhe Laurenc Xheka. Klubi i ka falënderuar futbollistët për kontributin e tyre sa ishin pjesë e skuadrës duke ju uruar suksese në vazhdimin e karrierës së tyre në futboll.

Nga ana tjetër klubi durrsak ka bërë publik lajmin se ka afruar një tjetër futbollist të ri me premisa të mira sportive. Nga Korabi vjen mbrojtësi i djathtë, Reild Kurti.

Klubi ynë ka arritur ditën e sotme një marrëveshje 3 vjeçare me lojtarin 19 vjeçar”, shkruan klubi i Teutës në zyratern në ‘Facebook’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!