E Para me katër duele të ekulibruara

Pas katër ndeshjeve të lujtura dje për Kategorinë e Parë, sot java e 14-të, te inferiorët, zhvillon sfidat e tjera që parashikon kalendari.

Kështu në Luz, Besa në tentativë për të rekuperuar pozicion në klasifikim teksa pret lezhjanët e Alban Brukës. Dy humbjet radhazi e kanë larguar ndjeshëm skuadrën kavajase nga kreu.

Në Sarandë, Butriti-Bylis.Kjo sfidë në letër sheh favorit mallakastriotët të cilët pasi kanë parë ndalesën e Erzenit dje, mund të ndihen më të qetë në krye.

Maliqi- Korabi në Bilisht, finalja e radhës për dibranët. Skuadra e teknikut Artan Mergjyshi rivalizon kreun dhe si e treta provizore, domosdoshmërisht kërkon pikët maksimale.

Shkumbini-Burreli duket një sfidë e ekuilibruar ku gjithësesi të zotët e shtëpisë konsiderohen më pranë suksesit.

Java 14-të, ora 13:30

Besa- Besëlidhja (Luz)

Butrinti- Bylis

Maliqi- Korabi (Bilisht)

Shkumbini- Burreli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!