Pele në terapi, mjekët optimistë

E bija e legjëndës: “Kurimi ishte planifikuar më pas Krishtlindje në shtëpi”

Mbreti i futbollit botëror, brziliani Pele do të qëndrojë në një spital në Sao Paulo “për disa ditë” për t’iu nënshtruar testeve të reja për kancerin e tij në zorrë.

81-vjeçari Edson Arantes do Nascimento u dërgua në spitalin ‘Albert Einstein’ këtë javë për seanca kimioterapie për të trajtuar një tumor të gjetur gjatë ekzaminimeve rutinë në fund të gushtit të kaluar.

Pele u shtrua në spital për gati një muaj për shkak të operacionit për të hequr dhimbjen. Pele tha në Instagram se ai; “kishte seanca të vogla kimioterapie si pjesë e trajtimit”. Ai shtoi se sapo kishte përfunduar seancën e fundit të vitit 2021 dhe se kjo është një “arsye për të festuar”.

Sidoqoftë, pacienti Pele, do duhet të qëndrojë sërish nën vëzhgim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!