Shehi para Kastriotit: Fitojmë, herët për merkato

Trajneri i bardhebluve Orges Shehi, tha sot para mediave se skuadra e tij Tirana, do të futet në ndeshjen e nesërme ndaj krutanëve (16:45 Air Albania) me misionin e vetëm-fitoren.

Tekniku shtoi se Xhixha, Najdovski dhe Përgjoni, nuk do të jenë të mundur. Për merkaton e janarit ai theksoi se koha është për të zhvilluar ndeshjet e këtij viti kalendarik…

Shehi:

Patjetër që fitorja na kthen aty ku do të donim dhe sigurisht që është një fitore që ka vlerë. Gjendja e skuadrës është e mirë, por fatkeqësisht në ndeshjen e kaluar humbëm Najdovskin dhe këto ditë presim përgjigjen sa kohë do të mungojë. Xhixha nuk është akoma i gatshëm dhe Përgjoni po ashtu. Këto janë tre lojtarët që do të mungojnë në sfidën e nesërme.

Në fazën e parë është e vërtetë që kemi barazuar me Kastriotin. Ndeshjet të tilla duken të lehta në letër por janë të vështira ndaj do vlerësim e përqendrim maksimal, pavarësisht pozicionit ku ndodhen ekipet në renditje. Ka vlerë tre pikësh dhe do të ketë vlerësim maksimal nga ne.

Sa vijnë javët, kemi një panorama më të qartë për kundërshtarët që kemi përballë. Kastrioti është skuadër agresive në fushën e lojës, do vlerësim maksimal. Ne do të futemi për të marrë maksimumin sepse pikët dhe mënyra e lojës, pozicioni në renditje na japin këtë shpresë. Do të futemi në fushë pa menduar se çfarë ka ndodhur në fazën e parë po ku jemi dhe ku duam të shkojmë.

Sigurisht jemi të kënaqur me atë që po japim në fushën e lojës, sigurisht duhet të vazhdojmë me këtë mënyrë e ritëm. Skuadra duhet të prodhojë lojë se jep garanci për vazhdimësinë, kemi ndërtuar skuadrën pothuajse nga fillimi. Lojtarët nga java në javë po njohin më shumë njëri tjetrin, pasi disa lojtarë janë bashkuar së fundmi me pjesën tjetër. Shpresojmë që të përmirësohemi nga dita në ditë.

Ndeshjet janë afër dhe nuk kemi shuam kohë për të punuar dhe kur janë ndeshjet kaq afër nuk ka shumë kohë për të punuar e përgatitur ndeshjen tjetër. Por kemi panoramë të qartë për çdo ekip dhe sigurisht që këto ditë të mundohemi më shumë të punojmë nga ana teorik se sa tekniko-taktike.

Është shumë shpejt për të folur për merkaton e janarit, ne kemi skuadër të mirë e të kompletuar.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!