Thyhet Bylis, Erzeni “golden gol”, Besëlidhja 4 fitore radhazi

U luajt java e 10-të e Kategorisë së Parë. Bylis bie pas 9 fitoreve radhazi teksa thyhet në Peqin. Ruan kreun. Në Elbasan ka dramë sportive pasi Erzeni fiton në shtesë me Burrelin.

Nuk fitojnë ndjekësët e kreut nga Peshkopia të Korabit në ‘Roza Haxhiu’. Vetëm 0-0. Edhe Tomori humb një penallti për 0-0 me sarandiotët.

Dramatike fitorja e Besëlidhjes në Blilisht me Maliqin për 2-3 final. Skuadra e Alban Brukës katër fitore radhazi për mesin e artë të renditjes.

Java e 10-të- Kategoria e Parë/ Shifrat:

Tomori- Butrinti 0-0

Apolonia- Turbina 2-0

Shkumbini- Bylis 2-0

Maliqi-Besëlidhja 2-3

Tërbuni- Besa 1-0

Lushnja- Korabi 0-0

Vora-Pogradeci 3-0

Erzeni- Burreli 1-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!