Ylli pret kampionin Alban Beqiri

Në një postim të ditës së sotme të KOKSH shkruhet se Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, priti në zyrën e Federatës medalistin e Botërorit të boksit, Alban Beqiri.

Gjithashtu në pritje dhe kampioni i Ballkanit, Denis Nurja së bashku me Ariol Zenelin, medalistin e bronztë në Kampionatin Europian të moshave të U18.

Postimi i KOKSH:

Presidenti Fidel Ylli ka pritur sot ne zyrat e KOKSH sportistet kampion te boksit qe nderuan flamurin kuq e zi ne arenen nderkombetare. Alban Beqiri, Denis Nurja dhe Ariol Zeneli ishin kryefjala e ketij takimi ne saj te rezultateve historike dhe medaljeve qe rrembyen perkatesisht: Alban Beqiri – Medalist i Bronzte ne Kampionatin Boteror te Boksit Denis Nurja – Kampion BallkaniAriol Zeneli – Medalist i Bronzte ne Kampionatin Europian te moshave U18Sportistet shoqeroheshin nga trajneret e tyre Sead Bushati, Renato Kurti dhe Gezim Zeneli, ndersa ne takim ishte edhe Presidenti i Federates Shqiptare te Boksit Z. Florend Kalivopulli dhe Sekretari i Pergjithshem i KOKSH, z. Gerti Shima.

Fokusi i ketij takimi ishte mbeshtetja e ketyre sportisteve ne te ardhmen me ane te projekteve te perbashketa me FSHBo, per te rritur dhe zhvilluar me tej cilesine sportive.Sportistet u shprehen te motivuar per te vijuar me tej ndersa kerkuan me shume mbeshtetje ne gara te ndryshme kualifikuese.Presidenti i KOKSH u ndau sportisteve Certifikata Vleresimi per arritjet sportive si dhe nje uniforme sportive, ndersa theksoi se mbeshtetja e KOKSH do te intensifikohet me tej ndaj i ftoi te pergatisin nje plan te mirefillte trajnimi per ti mbeshtetur financiarisht ne rrugen e gjate te karrieres se tyre ne sport.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!