‘Topi i Artë’, nesër mbyllet votimi

Duket një element i parëndësishëm por nesër në mesnatë do të mbyllet votimi për ‘Topin e Artë’ 2021.

Janë afro 170 korrespondentë të “France Football”, të shpërndarë në të gjithë botën, të cilët duhet të vendosin deri në fund të ditës së nesërme (24:00) se kush është lojtari më i mirë për 2021.Me votimin e filluar më 9 tetor, të pavendosurit, pritet të ndjekin disa duele të fundit për të qartësuar idetë.

Në fakt, kalendari iu jep një ‘dorë’ ‘delegatëve’ pasi nesër do të luhen disa takime të nivelit të lartë me protagonistë pikërisht yjet që pretendojnë kurorën e radhës. Këtë të diel, kandidatë si Mesi, Benzema, dhe Kristiano Ronaldo do të luajnë ndeshje super të luftuara.

Benzema luan në orën 16:00 në “Camp Nou” (Barcelona- Real). Portugezi Ronaldo me Junajtid do të luajë në “Old Trafford” kundër Liverpulit, ndërsa ylli argjentinas Lionel Mesi i cili duket dhe më i favorizuari do të jetë me PSG ndaj Marsejës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!