Femra/ U19 e Shqipërisë fiton në Andorrë

Andorrë- Shqipëri për futbollin e përfaqësuesve femra deri në 19 vjeç u vendos nga një gol i Tanushit në të 90′.

Për eliminatoret e Kampionatit Europian 2022 ndeshja Andorë- Shqipëri u luajt në stadiumin Kombëtar të Andorrës, “Estadi Nacional”.

Kjo ishte ndeshja e dytë e Kombëtares U-19. Para tri ditësh ekipi shqiptar barazoi 0-0 me Moldavinë, ndërsa ndeshjen e tretë dhe të fundit në grup do ta zhvillojë ditën e hënë ndaj Uellsit, më 25 tetor.

Aktualisht, Shqipëria renditet e dyta në grupin B me 4 pikë, ndërsa Uellsi renditet i pari me 6 pikë të plotë, pasi mundi fillimisht Andorrën ndërsa sot Moldavinë.

Femra U19: Andorrë- Shqipëri 0-1

Ndeshja tjetër e grupit: Uells- Moldavi 4-0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!