FIFA gati masat ndaj Shqipërisë, Angli-Hungari në hetim

FIFA ka dënuar ashpër veprimet dhe ngjarjet e ndodhura në dy takimet e Grupit I Katar 2022 të zonës europiane. Dje Shqipëri- Poloni dhe Angli- Hungari epiqendra. Shishe pafund në kokat e lojtarëve polakë në çastin e festimit të golit në të 77-ën.

Për këtë veprim aspak për t’u duartokitur, FIFA ka nisur një verifikim dhe me gjasë nuk do të ketë tolerim. Po ashtu dhunë në tribunat e Uemblit mes tifozëve dhe policisë vendase.

“FIFA aktualisht po analizon raportet e dërguara mbrëmjen e djeshme mbi sfidat eliminatore të Botërorit në mënyrë që të marrë vendimit më të përshtatshme.

FIFA dënon me forcë incidentet në sfidat Angli-Hungari dhe Shqipëri-Poloni dhe do të donte të deklaronte se ky qëndrim është i vendosur në refuzimin e çdo forme të dhunës, si dhe çdo lloj diskriminimi ose abuzimi. FIFA ka një qëndrim shumë të qartë, zero tolerancë ndaj sjelljeve të tilla të neveritshme në futboll”, shkruhet në raportin e FIFA-s.

.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!