Maradona në Tiranë me ‘Xhimi Burns’

Më 25 nëntor 2021, Diego Armando Maradona u shua fizikisht por ajo që la pas në futbollin e luajtur, vijon të mbajë të mbërthyer njerëz të sportit, studiues të niveleve ndërkombëtare.

Për të gjetur ‘El Pibe ‘Doro’-n, autorë të ndryshëm nga e gjithë bota kanë nisur punën që herët. Njëri prej tyre prezantohet sot në Shqipëri…

Kështu, sot në Tiranë në 18:00 në Muzeun Kombëtar, FSHF në bashkëpunim me
Fondacionin “Henrietta Leavitt”, promovojnë librin “Maradona: Dora e Zotit”, me autor Jimmy Burns.

Materiali:

Promovimi i librit “Maradona: Dora e Zotit” / Autor Jimmy Burns

Federata Shqiptare e Futbolli në bashkëpunim me Fondacionin “Henrietta Leavitt”, promovojnë sot, e hënë, ora 18.00, në sallën “UNESCO”, Muzeu Historik Kombëtar, librin “Maradona: Dora e Zotit”, me autor Jimmy Burns. 

Libri është një biografi – e pautorizuar – e Armando Diego Maradonës, përditësuar me vitet e fundit të jetës së lojtarit të shquar. Burns ka punuar për një periudhë 30-vjeçare për të na dhënë dëshminë më të mirë të jetës dhe aktivitetit të një prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave. Një biografi shkruar bukur për një njeri të jashtëzakonshëm.  Një histori e trazuar, por e mbushur me pasion, talent dhe vullnetin për t’ia nisur gjithnjë nga e para! 

I përkthyer në shumë gjuhë të botës, së fundmi edhe në shqip nga Valbona Nathanaili, libri vlerësohet si rrëfimi më i mirë i arritjeve dhe uljeve-ngritjeve të gjeniut të futbollit. Jimmy Burns përshkruan jetën dhe karrierën e stuhishme të Maradonës, që fillon në lagjet e varfra të Buenos Aires, ku lindi dhe kaloi fëmijërinë, për të vazhduar me vitet e triumfit, në Argjentinë, Barcelonë dhe Napoli – heroi dhe djali i birësuar i këtij qyteti; në Shtetet e Bashkuara, më 1994, ku pasi iu nënshtrua një testi droge, doli pozitiv dhe u pezullua nga Kupa e Botës, përfshirë përpjekjet e tij për t’i dhënë lavdi Argjentinës si trajner në Kupën e Botës 2010, deri në vitet e fundit si trajner për disa ekipe të vogla, rënien tragjike të shëndetit dhe në fund edhe vdekjen e tij, më 25 nëntor 2021. Biografia e Maradonës nuk është thjesht jetëshkrimi i një njeriu të jashtëzakonshëm, por edhe një analizë e “Fenomenit Maradona”.

Në promovim do jetë i pranishëm Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armand Duka, si dhe shumë personalitete të botës së sportit, studiues dhe pedagogë, adhurues dhe ndjekës të vëmendshëm të aktivitetit të Maradonës. (FSHF)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!