Historike, Uzuni shënon 6 gola në një ndeshje zyrtare…

Rekord i padiskutueshëm legjionar, Uzuni ‘makineri’ golash në Hungari.

Myrto Uzuni sulmuesi kuqezi kalon çdo pritshmëri ndërsa sot arrin të shënojë goleadën historike personale. Ai ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme me skuadrën e tij Ferencvarosh në sfidën e vlefshme për Kupën e Hungarisë.

I pranishëm ndaj ndaj Hatvanit, beratasi gjeti golin plot gjashtë herë duke vendosur një rekord personal por dhe të shqiptarëve që kanë luajtur e luajnë jashtë vendit.

Ferencvarosh e fitoi ndeshjën me periferikët e nivelit inferior me rezultat të thëllë 9-0. Ish-sulmuesi i Laçit dhe Lokomotiva Zagreb shënoi në minutat 34′, 40′, 50′, 59′, 76′, 82′ (pen).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!