Superiore/ Radha e debutuesëve…

Egnatia-Kukësi në Rrogozhinë dhe dhe Kastrioti-Dinamo në Kamëz, sot dy takimet e fundit të javës së parë të Abissnet Superore.

Egnatia e teknikut Gugash Magani rikthyer në elitë qëkur u rrëzua në maj 2005, pritet të jetë e gjitha për t’u eksploruar. Arsyet janë të shumta por një kontigjent me emra si Shtubina, Çyrbja, Iseni, Kacbufi etj, mund të vendosin në vështirësi këdo.

Nga ana tjetër Kukësi i gjithi me ‘stof të ri’. Tej traditës së vendosur në 9 edicionet e deritanishme në Superiore, lëvizjet e fundit duket se do të jenë ogur i mirë për verilindorët edhe për sezonin e ri.

Dinamo e 18 titujve kampionë, sikundër Egnatia, vishet me statusin e debutuesit në këtë kampionat që startoi të premten me Teuta- Partizani e vijoji dje me dy takime të tjera.

Ndaj Kastriotit do të luhet në Kamëz aty ku krutanët edhe këtë edicion e shohin vetën ‘zot shtëpie’. Ekipi i Shkëmbit që kur në krye të klubit blu erdhi presidenti Ardian Bardhi, ka njohur afrime të lojtarëve ‘big’ ndaj sot ora e së vërtertës…

Kastrioti pati një ngërç në merkato por javët e fundit kreu disa goditje cilësore teksa Edon Hasani, Greca, Mllugja, etj, janë në gjëndje të bëjnë diferencën.

Ndeshjet sot Abissnet Superiore java e parë:

13:45

Egnatia- Kukësi

Kastrioti- Dinamo (Kamëz)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!