Zyrtarisht ‘Abissnet Superiore’

Duka dhe Kokëdhima nënshkruajnë kontratën për tri vite.

Ashtu dhe sikur ishte njoftuar, sot (premte) në ambientet e stadiumit “Air Albania Stadium” u firmos një marrëveshje 3-vjeçare mes Federatës Shqiptare të Futbollit përfaqësuar nga Armand Duka dhe fituesit të Ankandit, Abissnet.sha me president Koko Kokëdhima.

Shoqëria e internetit Abissnet do të jetë sponsor i Kategorisë Superiore. Që nga ky edicion 2021-2022 dhe dy të tjerët 2022-2023, 2023-2024, Superiorja do të quhet “Abissnet Superiore”.

Kontrata e lidhur mes palëve në rang institucional, tej pikave të tjera në kontratë ka dhe shumën monetare prej 54 milion lekësh të rinj të shpërndarë në tri edicione të cilat sipas një koeficenti specifik do të shpërndahen nga Liga Profesioniste me adresë klubet elitare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!