Shqipëria/ Domosdo tri pikë ndaj Hungarisë

Nga: Isuf Myrtaj

Grupi I: Shqipëria sot ndaj Hungarisë në 18:00 në ‘Elbasan Arena’. Përkon me të 5-ën e kuqezinjëve në këtë fushatë kualifiuese ‘Katar 2022’ (dy fitore, dy humbje).

Loja e bukur e tri ditëve më parë ndaj Polonisë u konvertua me një humbje shokuese në Varshavë. Sot Reja me të tijtë edhe pse në dukje i kanë dhënë fund shpresave për një vend të dytë në Grup, lipset të bëjnë lojën e mirë dhe të fitojnë me çdo kusht ndaj një rivali aspak të lehtë. Për të mbetur ende matematikisht në valle. Kuptohet në evente të tilla në kasifikimin final, veç shumatorës pikë,luan rol edhe një fitore apo humbje me thellë.

Shqipëria nuk e ka mundur kurrë formacionin ‘maxhar’. Për më tepër ndaj hungarezëve nuk kemi shënuar asnjë gol në përballjet zyrtare në rang përfaqësuesje. Trajneri i tyre italiani Marko Rosi, ka arritur të ndërtojë një grup realisht të mirë. E pranoi edhe Edi Reja dje në konferencë…

Mbetur të Kombëtarja kuqezi ajo do të jetë e ngurtësuar disi sot në elementë. Elseid Hysaj, Keidi Bare dhe Rei Manaj do të jenë mungesat e kuqezinjve për këtë sfidë.

Me mjaft interes debutimi i Nedim Bajramit. Ndonëse për lojtarin e Empolit e sotmja përbën premierën absolute, të gjithë sytë e shqiptarëve përpos lojes dhe ndjenjës që të jep kombëtarja, do të jenë të fokusuar edhe te rendimenti i mesfushorit të lindur në Zvicër. Me Cikalleshin në dyshim, pritet që Reja ti japë mundësi që nga minuta e parë sulmuesit Uzuni. Ndeshja me tifozë.

Ndeshja gjykohet nga holandezi Deni Makelie.

Formacioni i mundshëm: 

Berisha, Roshi, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Trashi, Gjasula, Bajrami, Abrashi, Çikalleshi, Uzuni. Tr: Edi Reja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!