Manaj zyrtarisht i Specias

Rei Manaj spikati me fanellën e Barcelonës A në fazën përgatitore teksa arriti të realizonte dhe 4 gola, megjithatë Barça nuk i dha qoftë një minutë për ta patur si kujtim nj ndeshje zyrtare me Blaugranët.

Lushnjari 24 vjeçar do ta vazhdojë karrierën te Spezia aty ku do të ketë si trajner një ish-lojtar të Barcelonës pikërisht italo-brazilianin Tiago Mota.

Ndërkaq në valën e afrimeve të fundit Specia arriti marrëveshjen për kalimin e Manajt në Itali nga Barça në formë huazimi për një edicion teksa shifra vërtitet te 500 mijë euro. Në marrëveshje është përfshirë edhe e drejta e blerjes sëkartonit nga Spezia për rreth 3,5 milionë euro.

Në Itali sulmuesi kuqezi ka luajtur në të shkuarën edhe me Inter, Kremoneze, Peskara dhe Piza.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!