Kin lë Evertonin për Juven

Juventus nuk humb kohë dhe pas largimit të Ronaldos rikthen te klubi bardhezi Moise Kin.

Express njofton se lojtari i cili ishte së fundi pjesë e Everton në Premier është rikthyer te Juventus pikërisht në ditën e fundit të afatit kalimtar të merkatos së verës.

Marrëveshja konsiston te huazimi dyvjeçar. Ky operacion do t’i kushtojë 7 milionë euro Juventusit, i cili do të detyrohet ta blejë sulmuesin për 28 milionë euro pas periudhës huazuese.

Ndërkaq, Moise Kin, një vit më parë teksa pandemia dhe ligji anglez nuk lejonte asgjë, pati publikuar në rrjete disa pamje me një grup femrash, në të cilin sulmuesi italian shihej se po merrte pjesë në një festë shtëpiake. Duken të kaluara…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!