Befasia, Barcelona ofertë Dani Olmos…

sportiim2

Sipas SPORT, Barcelona i bëri sot një ofertë prej 75 milionë eurosh Lajpcigut për sherbimet Dani Olmos.

Spanjollja raporton ndër të tjera se është arritur një akord verbal me talentin spanjoll i cili përpara se të kalonte në Bundesligë te Lajpcig ishte pjesë e Dinamo Zagreb.

Sakaq FC Barcelona vazhdon në këtë ditë të fundit të afatit kalimtar me zhvillime intensive. Pasi Rei Manajt, i huazuar në La Specia, Ilaix Moriba u shit te Leipcig.

E radhës,Barça sapo zyrtarizoi transferimin e Emerson Royal. Mbrojtësi i djathtë, i cili ishte marrë nga Betis Sevilja në fillim të dritares së transferimit për 9 milionë euro, kalon te Totenham i cili shpenzoi 25 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij.

Ndërkaq Reali i Madridit, sikurse ‘Sporti im.al’ njoftoi paraditen e sotme, ka arritur të zyrtarizojë Kamavingen për 30 milionë euro plus bonuset. 18 vjeçari i Rënes, ka firmosur deri në vitin 2027 me Galaktikët.

?>