U19/ Cungu liston emrat për miqësoret me Izraelin

Edhe Kombëtarja shqiptare e 19 vjeçarëve ka nisur që prej ditës së sotme grumbullimin, në kuadër të dy ndeshjeve miqësore që do të zhvillojnë ndaj Izraelit në datat 3 dhe 5 shtator në Tiranë. Trajneri i ekipit, Armando Cungu ka zhvilluar disa seleksionime, grumbullime e ndeshje miqësore, kryesisht me lojtarë të kampionatit vendas që nga muaji janar kur mori drejtimin e skuadrës kuqezi.

Trajneri i ekipit, Armando Cungu ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat, ku ka folur në lidhje me lojtarët e grumbulluar për këto dy sfida si dhe objektivat për këto ndeshje, ku shprehet se do t’i shërbejnë stafit kuqezi për të kolauduar ekipin si dhe për të parë elemente të reja që mund të jetë pjesë e listës që do të përfaqësojë  Shqipërinë në kualifikueset e Kampionatit Europian 2022, me kuqezinjtë që janë shortuar në Grupin 7 së bashku me Francën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut me ndeshjet që do të luhen në Shqipëri në datat, 10, 13 dhe 16 nëntor.
Cungu është shprehur se ka pasur mundësi t’i shohë lojtarët, pas disa seleksionimeve dhe miqësoreve të zhvilluara si dhe theksoi se objektivi për këto dy ndeshje është të forcohet më shumë ekipi dhe të shihen elementet e reja.  

“Prej kohësh kemi zhvilluar seleksionime me lojtarë të kampionatit shqiptar, edhe për shkak të pandemisë, por në miqësoret e fundit, me Kosovën dhe me Italinë, patëm mundësi për të parë edhe lojtarë që aderojnë në klube jashtë Shqipërisë, çka na krijoi një ide më të madhe dhe një mundësi për ta forcuar grupin. Në vazhdën e kësaj janë edhe dy miqësoret ndaj Izraelit, me datë 3 dhe 5, në Tiranë.

Gjithmonë vlejnë për të kolauduar ekipin, për të forcuar ekipin dhe pse jo për të vazhduar për të parë ndonjë element i cili mund të jetë i aftë dhe për të forcuar grupin dhe për të bërë një Kombëtare kompetitive”. (Ndër të tjera Cungu për Fshf.org)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!