Verstapen fitore e “Pirros”

Komisarët e fushës japin gjysmën e pikëve me pilotët që realizojnë 3 xhiro pas makinës së sigurisë.

Formula 1 përfundon me një Çmim të Madh të pakuptimtë që në thelb i cakton pikët e kampionatit botëror (të reduktuara përgjysmë) sipas provave zyrtare të ditës së shtunë.

Pas një enciklopedie ndërprejeje nga shiu i vazhdueshëm me komisarët e garës që njoftonin për të rejat nga pista çdo 5 minuta pritja mërziti dhe gara e SPA në Belgjikë mori një klasifikim të çuditshëm.

Maks Verstapen arrin fitoren e tij të gjashtëmbëdhjetë në Kupën e Botës (12.5 pikë) përpara Xhorxh Rasëll (Williams, nëntë pikë), e Luis Hamilton i treti me 7.5 pikë.

Një garë e dhënë në “tavolinë” ku padyshim humbësi i madh në garën për titull është Hamilton që matematikisht humbi sot 3 pikë ndaj Verstapen. Klasifikimi aktual mban britanikun e Mercedes në krye me 202.5 pikë ndërsa Vertapen i Red Bull ndjek me 199.5.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!