Teuta- Vllaznia “zbulon” shtyrjen e merkatos…

Finalja e Superkupës së Shqipërisë në ‘Elbasan Arena’ të shtunën, përpos triumfit të Teutës ndaj Vllaznisë (3-0), zbuloi dhe disa të reja. Në aspektin sportiv të dy ekipet prodhuan lojë e mbajtën në emocione për më shumë se 1 orë të pranishmit.

Teuta fituesja e ndeshjes përpos kontigjentit të mbartur nga viti i titullit, zbriti në fushë tri blerje goxha interesante. I pari Pano Qirko. Portieri shkëlqeu në debutim por dhe të huajt sulmuesi Pepi Gjorgiev dhe mbrojtësi Filip Ivanoviç, i dhanë një shtysë të madhe triumfit të skuadrës së Edi Martinit.

Në kahun shkodran, mbrojtësi Fallou Dinjë mesfushori Elvedin Heriç por dhe Darko Bulatoviç, me potenciale për tu admiruar.

Mbetur te prurjet e merkatos, po dje në ambientin drejtues shkodran teksa ‘Sporti im’ insistoi për të mësuar nëse merkatoja e Vllaznisë është mbyllur apo jo, eksponentë të klubit thanë kofidencialisht se ata mund ta kishin mbyllur merkaton por lëshuan “bombën” se merkatoja do të shtyhet nga 31 gushti (afati i fundit) deri në 6 shtator 2021. “Ne jemi ok por deri në 6 shtator (!) dhe mund të marrim ndonjë mbrojtës. Disa klube me emër duan ende kohë”. /Sporti im.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!