Franca shpall listën, mungon Zhiru

Për herë të parë në ekipin kombëtar milanisti Teo Hernandez dhe lojtari i Romës Jordan Veretout. Zhiru mbyll me ‘Gjelat’.

Trajneri Didier Deshamps ka publikuar sot listën e lojtarëve të përzgjedhur prej tij në kombëtaren e Francës, të cilët do të angazhohen në tri ndeshjet e shtatorit për eliminatoret e botërorit “Katar 2022”.

Ajo që bën përshtypje është fakti, se duket rikthimi i Benzema në kombëtaren franceze, ka ngushtuar hapësirat për sulmuesin 34-vjeçar Olivier Zhiru, i cili për herë të parë pas 10 vitesh nuk ftohet në përfaqësuesen e “gjelave”.

Listës së sulmuesve për ndeshjet e shtatorit bëjnë pjesë Benzema, Koman, Griezman, Lemar, Marsial, Mbape dhe Diabi. Për ndeshjet ndaj Bosnjes, Ukrainës dhe Finlandës, mungon sulmuesi milanist Zhiru, i cili është edhe golashënuesi i dytë më i mirë i Francës me 46 gola të shënuar, pas Thierri Henri që mban rekordin me 51 gola.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!