Tri takime të Ligës së kampionëve, Uzuni për…

Champions League sot duke nisur nga ora 21:00, me tri takime të kthimit. Interesant fakti që të tri gjyqtyrët kryesor të mbrëmjes ishin pjesë e fazës finale të ‘Euro 2020’.

Ferencvarosh-Jang Bojs ndeshja në fazën play off pritet të jetë mjaft e luftuar. Myrto Uzuni, sulmuesi kuqezi i cili humbi një penallti në të vajtjes për hungarezët me shumë mundësi do të kërkojë ‘shpagimin’ për ti dhënë një tjetër shtysë Ferencvarosh drejt fazës së grupëve. Jang Bojs mjaft i fortë dhe i orientuar fort drejt grupëve. Takimi i parë 3-2 për zvicërianët. Gjykon rusi Sergei Karasev.

Ndeshja tjetër PSV Eindhovën- Benfika (1-2) kosniderohet finale pasi të dyja skuadrat janë me emër në kontinentin futboll. Luhet në Holandë dhe gjykon slloveni Slavko Vinçiç.

Takimi i fundit i mbrëmjes për ChL i takon duelit Ludogorets- Malmoe. Suedezët fituan ndeshjen e parë 2-0 dhe duken të avantazhuar për të ecur në fazën e grupëve. Klement Turpin nga Franca do gjykojë takimin e Bullgarisë.

21:00 Të kthimit:
Ferencvarosh-Jang Bojs (2-3)
PSV Eindhovën- Benfika (1-2)
Ludogorets- Malmoe (0-2)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!