Studimi/ Finalja Itali- Angli fole infeksioni

Agjencia qeveritare e Shëndetit Publik në Angli, monitoroi një periudhë 49-ditore të ngjeshur me evente sportive, muzikore dhe argëtuese në ambient të hapur. Qëllimi ishte për të parë kurbën e infektimit me COVID-19.

Në fakt sipas këtij raporti, 85% e infektimëve të pikasura lidhen me ndeshjet europiane të luajtura në Wembley në Londër.

“Turneu ka krijuar një rrezik të rëndësishëm për shëndetin publik” shprehen autoritetet. Sipas raportit, rreth 2,300 njerëz që morën pjesë në finalen Angli-Itali rezultuan të infektuar ndërsa 3,404 tifozë u infektuan pas 11 korrikut.

Studimi nga ‘Public Health England’, u citua nga Times.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!